Punëtorët migrantë të punësuar si roje sigurie në një park të madh që do të jetë qendra e festimeve të Kupës së Botës në Katar duket se paguhen vetëm 40 cent në orë. Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”.

Sipas raportimeve, emigrantët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në parkun Al Bidda dhe do të punojnë me turne 12-orëshe. Po kështu, merret vesh se do të kenë vetëm një ditë pushim në muaj.

Javët e fundit, FIFA dhe autoritetet e Katarit kanë luftuar për të shuar vëmendjen mbi të drejtat e punëtorëve dhe LGBTQ+. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino shpjegoi se ekipet e Kupës së Botës duhet të përqendrohen vetëm te futbolli dhe i paralajmëroi ato të mos t’i japin pjesës tjetër të botës mësime morale.

Analiza e “The Guardian” për njoftimet e pagave të punëtorëve, e vërtetuar nga llogaritë për orët e tyre të punës dhe pagat, rihap çështjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve në Katar. Një raport i “Amnesty International” në mars të këtij viti zbuloi se shfrytëzimi në sektorin privat të sigurisë ishte rendi i ditës në Katar.

Për shumë punëtorë në nevojë, paga, sado e vogël, është ende më e lartë se ajo që do të fitonin në vendin e tyre. “International Building and Ëood Ëorkers”, një sindikatë që ka punuar ngushtë me autoritetet e Katarit për të përmirësuar të drejtat e punëtorëve në vend, beson se nuk ka asnjë shenjë ndryshimi të qëndrueshëm për punëtorët migrantë.

Shefi ekzekutiv i Al Nasr Star Group konfirmoi se rojet punojnë me turne 12-orëshe, por specifikoi se marrin dy orë pushim në ditë dhe një ditë pushim në javë, por kompania thuhet se nuk iu përgjigj pyetjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb