Roma ka marrë fitoren e dytë radhazi duke treguar tashmë një qëndrueshmëri në Seria A. Romakët fituan 3-1 ndaj miqve me golat e Mkhitaryan,  Veretout dhe Pellegrinit kurse për Torinon golin e nderit e shënoi në fund Belotti.

Me këtë fitore kryeqytetasit italianë kapin vendin e katërt në kampionat duke barazuar me pikë Juventusin. Po ashtu ata janë 4 pikë larg Milanit kryesues dhe 3 pikë nga Interi.

Momentalisht Roma ndodhet në top 4-shen e Seria A dhe duket se do të jetë pretendente deri në fund për zonën Champions.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb