Roma tregohet cinike ndaj Torinos, duke fituar vetëm 1-0 në “Olimpico”. Një gol ka mjaftuar që verdhekuqtë të afrohen me vetëm 3 pikë zonës Champions. Mourinho më në fund krijon vazhdimësi.

Sulmuesi i ardhur nga Chelsea, Abraham, shënoi golin e avantazhit momental të Romës, që do të rezultonte vendimtar në minutën e 32-të. Ai goditi edhe traversën me një devijim topi me kokë.

Skena surreale pati pas golit të parë. Abraham pret 5 minuta me topin në dorë pasi kishte fituar penallti ekipi verdhekuq. Në fund VAR i komunikon arbitrit Chiffi pozicion jashtë loje dhe anulon 11 metërshin e dhënë për ekipin e Jose Mourinho. Pjesa e dytë nuk dhuroi gola, edhe pse pati ritëm dhe raste. Marash Kumbulla hyri në lojë në 93’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb