Ron Jeremy, 67 vjeç, një nga aktorët porno më të njohur në filmat me drita të kuqe, është arrestuar në Los Angeles me akuzën se ka përdhunuar 3 femra dhe ka sulmuar seksualisht një të katërt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Akuzat i përkasin një periudhe nga 2014 në 2019. Viktimat që kanë bërë denoncim për përdhunimin e supozuar ishin nga 25 në 46 vjeç. Jeremy është prezantuar në gjykatë dhe në pritje të seancës është arrestuar. Nëse ai do të shpallet fajtor rrezikon deri në 90 vjet burg.

Aktakuza është formuluar nga prokurori i kontesë së Los Angeles Jachie Lacey. Sipas akuzave, një përdhunim është bërë në 2014 në shtëpinë e tij në Los Angeles, tre të tjerat kanë ndodhur në një bar në Hollywood, në 2017 dhe 2019. Për lëshimin e tij me kusht është kërkuar 6.6 milion dollarë.
Avokati i Jeremy, Stuart Goldfarb ka thënë që klienti i tij do të mbrojë pafajësinë kundër të gjitha akuzave, të cilat i quan ‘befasuese’.

“Nuk është një përdhunues’, ka thënë ai. Ron, gjatë viteve, për shkak të asaj që ka qenë ka qenë praktikisht i dashuri i 4000 femrave dhe të thuash që është një përdhunues është e ekzagjeruar. Dua të them: “Gratë i janë hedhur vetë atij”, është teza mbrojtëse e përdorur nga avokatët.

Ron Jeremy, pseudonimi i Ronald Jeremy Hyat, ka debutuar për herë të parë në porno në 1980 me filmin ‘Inside Seka’ dhe është bërë një ndër emrat më të mëdhenj në industrinë e pornografisë, me më shumë se 1700 filma për të rritur. Vrazhdësia dhe shëmtia e tij ka qenë marka e tij fituese. E quante veten ‘të shkurtër, të shëndoshë, leshator’ dhe nofka e tij ishte “Porcospino”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb