Cristiano Ronaldo tashmë ka kthyer sytë për një transferim të mundshëm tek Manchester City.

Mediat e huaja shkruajnë se Ronaldo është interesuar për jetën në Etihad dhe për këtë ka pyetur tre lojtarët portugezë Bernardo Silva, Ruben Dias dhe Joao Cancelo.

Në fakt, Manchester City po vuan për një sulmues pasi nuk ia arriti dot qëllimin me Harry Kane dhe pronari nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khaldoon Al Mubarak nuk e ka problem anën finaciare.

Me këtë transferim Ronaldo do të zhgënjente shumë tifozë të Manchester United që ende vijojnë ta kenë lojtarin e tyre të preferuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb