Nuk është premiera që priste Cristiano kur zbarkoi në Riad. Dy ndeshje pezullimi qysh prej kohës kur luante në Angli, një debutim pa gol dhe tani fatkeqësia e tij e parë e madhe, humbja në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë. Ajo që dhemb më shumë për CR7 ka të bëjë me mundësinë që titulli i parë me skuadrën e Al Nassr të mos vijë kaq shpejt.

Al Ittihad, me trajnerin e bashkatdhetarit Nuno Espiritu Santo, i ka shkaktuar portugezit zhgënjimin e parë të madh në Arabi. Al Itihad triumfoi 3-1 në gjysmëfinalen e Superkupës së sauditeve, golin për ekipin e Ronaldos e realizoi Talisca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: