Kristano Ronaldo ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e tij, teksa sot ka kapur dhe kaluar shifrën e 500 golave të realizuar në ndeshjet e kampionateve ku ka marrë pjesë.

Sulmuesi portugez më në fund ia ka dalë që të shënojë me aksion në sfidën e sotme që skuadra e Al Nassr luante në transfertë ndaj Al Uehda. Në minutën e 21-të të takimit, ai shënoi golin e 1-0 me një diagonale më të majtën, këmbën e tij “të dobët”, duke i dhënë avantazhin ekipit e duke shënuar njëkohësisht golin e tij të 500 në karrierë në kampionate të ndryshme, si pakkush në histori.

Por portugezi nuk u ndal këtu, pasi para fundit të pjesës së parë çoi edhe një herë topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat dhe duke çuar në 501 rekordin e tij personal.

Rekord të cilin e përmirësoi në fillimin e pjesës së dytë me një penallti të realizuar me sukses, për të regjistruar tregolëshin e parë në këtë kampionat.

Më pas, goli i katërt i tij erdhi në minutën e 61 të kësaj sfide.

Rezultati 4-0 ishte ai me të cilin u mbyll ndeshja, duke kthyer përsëri Al Nassr në vendin e parë në renditjen e kampionatit./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb