Ditët e fundit po përflitet gjithmonë e më shumë për një transferim të Cristiano Ronaldo-s te Manchester United, por nga prononcimet e fundit tifozët e “djajve të kuq” nuk duhet të shpresojnë shumë.

Jose Mourinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes së “FA Cup” kundër Yeovil, thekson se patjetër që dëshiron që ta ketë në skuadër fituesin e 5 herë “Topit të Artë”, por kjo është e pamundur sipas portugezit.

“Për t’i hedhur ujë zjarrit, do të thoja se Cristiano është lloji i lojtarit që çdo trajner do ta dëshironte, çdo klub do ta dëshironte, por vetëm një trajner dhe vetëm një klub mund ta ketë, Zidan dhe Real Madrid. Kjo është përshtypja ime.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb