Është përfolur shumë për operacionet plastike të këngëtareve shqiptare. Një nga emrat që është komentuar për ndryshime drastike me anë të kirurgjisë, është edhe Ronela Hajati.

Mesa duket kjo gjë e ka revoltuar këngëtaren, e cila ka vendosur të sqarojë situatën. Në një postim në “Instagram” të shoqëruar me një foto të sajën pa makeup, ajo u është kundërpërgjigjur akuzave.

“S’jam turpëruar kurrë me asnjë tipar të vetes sime! S’kam qenë as Miss, as e kam mbajtur veten për të bukur! Jam Ronela dhe s’kam për të ndryshuar për asgjë dhe për aq sa jam, mundohem të jem sa më shumë në formë, sa mundem…”, është shprehur këngëtarja, e cila nuk i ka kursyer fjalët fyese për mediat që e kanë akuzuar.

(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: