Futbollisti i njohur Wayne Rooney ka lënë futbollin në moshën 35-vjeçare për t’u emëruar si trajner.

Ish-ylli i Manchester United ishte trajner provizor i Derby County, por anglezët e Championship janë bindur nga aftësitë e Rooney duke emëruar si trajner me kompetenca të plota.

Tashmë 35-vjeçari nuk do të jetë më në fushë, por do të menaxhojë ekipin ashtu siç kanë bërë edhe ish-yje të tjera më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb