Mesfushori i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, nuk e quan si dramë humbjën në miqësoren ndaj Luksemburgut teksa thotë se ka pasur dhe ekipe të tjerë më të mëdhenj që janë mposhtur nga ky kundërshtar. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tregoi se trajneri De Biazi nuk kishte shkuar në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes për të folur me ekipin.

Për humbjen me Luksemburgun
“Nuk e prisnim, mendonim se do fitonim në këtë ndeshje, por futbolli i ka këto sepse ka patur dhe ekipe më të mëdhenj që kanë humbur me Luksemburgun.”

Për lojën e zhvilluar
“Duhet të them që dhe lojtarët nuk janë të gjithë në formë sepse është fundi i sezonit. E nisëm mirë, kishim 3-4 shanse në pjesën e parë për ta mbyllur lojën, por nuk i shfrytëzuam dhe ndodhi kjo që ndodhi.”

Për atmosferën në dhomat e zhveshjes
“Në dhomat e zhveshjes folën tre-katër çuna dhe thanë që nuk është problem kjo humbje sepse ka patur dhe ekipe më të mëdhenj që kanë humbur me Luksemburgun ndaj nëse fitojmë me Izraelin, këto ndeshje i shumëzojmë me zero.”

Për fjalimin e trajnerit në dhomat e zhveshjes pas humbjes

“Trajneri nuk ka ardhur për të folur në dhomat e zhveshjes.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: