Me dëshirën për të rritur masat e sigurisë për pajtimtarët e saj, Instagram ka njoftuar se do të fillojë të kërkojë nga përdoruesit që të fusin datën e lindjes në profil, nëse ata nuk e kanë bërë tashmë këtë.

Përmes një njoftimi, aplikacioni do të dërgojë këtë lloj kujtese me të cilën do të futet dita, muaji dhe viti, siç ndodh tashmë për shërbimet e tjera, siç është Twitter

Sipas kompanisë, kjo do të përmirësojë si përvojën e përdoruesve, sipas grupmoshave, ashtu edhe sigurinë e tyre, duke pasur parasysh mundësinë e personalizimit të përdorimit duke fshehur, për shembull, përmbajtje që konsiderohet e papërshtatshme për të miturit ose një auditor të caktuar.

“Njoftimi do të shfaqet disa herë dhe nëse, në një moment, nuk e keni ndarë datën tuaj të ditëlindjes, do t’ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që të vazhdoni të përdorni Instagram”, shpjegon Pavni Diwanji i produkteve të kompanisë Instagram.

“Ne tashmë po përdorim inteligjencën artificiale për të vlerësuar moshat e njerëzve bazuar në disa sinjale, të tilla si postimet e ditlindjeve. Në të ardhmen, nëse dikush na thotë se janë të një moshe të caktuar dhe teknologjia jonë na thotë të kundërtën, ne do t’i tregojmë atij një menu të opsionet e kontrollit të moshës”, përfundon Diwanji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb