MIRDITE– Reshjet e shiut kanë shkaktuar shembje masive gurësh dhe dherash në segmentin rrugor Mirditë-Fushë-Arrez gjatë pasdites së sotme.

Mësohet se shembja e dherave dhe gurëve ka ndodhur në tre pjesë të ndryshme të këtij segmenti rrugor.

Për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve, rruga është e bllokuar plotësisht rreth 10 kilometra larg fshatit Gjergjan duke shkaktuar trafik të automjeteve.

Dy mjete tip fadroma po punojnë për hapjen e aksit rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb