Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitjet e dherave në Nepal.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet qeveritare. Mësohet se 3 fshatra, 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu u përfshinë nga shirat e rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje masive.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme thuhet se ka arritur në 351 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave intensive këtë vit në vend.

Shirat e rrëmbyeshëm në vend përfundojnë në muajin shtator.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: