ELBASAN- Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje dheu dhe fundosjen e tokës në zonën e Labinot Fushës në Elbasan dhe për pasojë edhe dëmtimin e rrugës që çon në Labinot Mal. Banorët kanë vënë alarmin për shkak se dëmtimi i rrugës rrezikon izolimin e dhjetëra fshatrave.

Për këtë arsye në Labinot Fushë kanë shkuar deputeti Taulant Balla dhe prefekti Arben Kamami, të cilët kanë zhvilluar edhe një takim me përfaqësuesit vendorë për zgjidhjen e kësaj situate. (m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb