TIRANË – Radioja e Kishës Ortodokse Shqiptare “Ngjallja” e ka përcjellë me shqetësim në emisionet e saj, prishjen e rrethimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë aq sa e ka krahasuar këtë vendim të qeverisë si një akt që të kujton vitin 1967, vitin kur regjimi diktatorial shembi të gjitha objektet e kultit.

Kisha deklaroi më 4 mars se ky veprim ka vënë në rrezik sigurinë e këtij vendi të shenjtë, ku vijnë njerëz të çdo moshe e në mënyrë të veçantë shumë të rinj dhe fëmijë. Sipas saj, kompleksi i Kishës Katedrale ka tri hyrje në katin e nëndheshëm, atë të Qendrës Kulturore, sallat e rinisë dhe të fëmijëve, si dhe sallën e prezantimit të librave. Ruajtja e gjithë këtyre ambienteve bëhet pothuajse e pamundur pa pasur një rrethim elementar të jashtëm, veçanërisht kur bie nata dhe në kushtet e mungesës së sigurisë ku jetojmë sot, ka vënë në dukje ajo.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb