DURRES

Nisja e punimeve gjatë natës nga firma zbatuese per kompleksin e katër pallateve 5 katëshe në kodër Vilë ka alarmuar banorët te cilet prej ditesh kundershtojne ndertimet ne kete zone. Banorët tregojne se mengjesin e kesaj te premteje u përballen me rrugën e dëmtuar nga mjetet e tonazhit te rënde. Sipas tyre ende pa nisur ndërtimi i pallateve jane shkaktuar deme te konsiderueshme qe pritet te thellohen me nisjen e punimeve lejen e se ciles e konsiderojne abuzive.

Me friken per rreshqitjen e tokes e shembjen e banesave banoret apelojne strukturat perkatese te marrin masa per te parandaluar nje tragjedi te mundshme.

Prishja e kurores se gjelber ne zonen e Koder Viles ne Durres per ndertimin e 4 pallateve ka përplasur prej ditesh banoret me specialistët e fushës dhe ata të bashkisë së qytetit. Fillimisht banoret nisën një betejë ligjore dhe gjykata e shkallës së parë dha vendim pezullimin e punimeve per ndertimin e 4 pallateve. Por ne Gjykaten e Apleit ndodhi krejtësisht e kundërta pasi i dha të drejtë firmës ndërtuese, duke iu hapur rrugë punimeve për ndërtimin e kompleksit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: