Në qytetin Severodonetsk në rajonin lindor të Donbasit, forcat ruse kanë fokusuar përpjekjet e tyre.
Guvernatori rajonal Sergiy Gaiday tha se forcat ruse po “përdorin taktika të tokës së djegur, duke shkatërruar qëllimisht” qytetin.

Gaiday tha se Moska po tërhiqte forcat e tërhequra nga rajoni i Kharkiv-it, të tjerë të përfshirë në rrethimin e Mariupolit, milicitë separatiste pro-ruse, madje edhe trupat e sapomobilizuara nga Siberia për t’u përqendruar në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Raportohet për një granatim në një bodrum shkolle, ku njerëzit ishin strehuar. BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë.

Gaiday paralajmëroi se forcat ruse kishin shkatërruar të gjithë, përveç një ure, mbi lumin Siversky Donets dhe Severedonetsk pothuajse ishte prerë.

Avokati i popullit ukrainas për të drejtat e njeriut, Lyudmila Denisova, thotë se qyteti rrezikon të pësojë të njëjtin fat si Mariupol – duke u rrethuar dhe goditur për t’u nënshtruar.

Severodonetsk është në rajonin e Luhanskut dhe ka një popullsi prej rreth 100,000 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb