TIRANË

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu përsërit apelin e kreut të PD-së Lulzim Basha për mbylljen e aktiviteteve që nuk garantojnë distancimin social si Call Center dhe fasoneritë.

Në një postim në “Facebook”, Shehu shkruan se këto aktiviteti ekonomike zhvlerësojnë masat e përgjithshme të “distancimit fizik”.

POSTIMI I SHEHUT
“Distancimi fizik” komprometohet rëndë nga aktivitete si i Call Center, “fason” etj.
Edhe sipas specialistëve italianë, me disa nga të cilët jam në kontakt, aktivitetet ekonomike që kryhen me koncentrime punonjësish, veçanërisht në ambiente të mbyllura, zhvlerësojnë masat e përgjithshme të “distancimit fizik”.
E konsiderojnë këtë një nga arsyet kryesore të diferencave shumë të mëdha të gjendjes ndaj kësaj pandemie midis Veriut të Italisë e pjesëve të tjera.
Në Lombardi etj, aktiviteti ekonomik bazohet në ndërmarrjet gjigande prodhuese, bankat e mëdha, institucione strategjike etj, me koncentrime njerëzore, që vështirë se mund të mbyllen tërësisht.
Ndërsa në pjesët e tjera të Italisë dominon ndërmarrja e vogël dhe e mesme, fermerët, punonjësit autonomë etj, pa koncentrime të mëdha e lehtësisht të bllokueshme.
Në vendin tonë, ku dhe kushtet e punës se atyre ndërmarrjeve me koncentrime të larta janë shumë larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbështetur financiarisht është një domosdoshmëri urgjente dhe krejt e realizueshme, gjë e kërkuar me insistim nga PD.

Tritan Shehu Fb
Tritan Shehu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb