Dy pilotë të Gardës Kombëtare të Tenesit kanë humbur jetën, helikopteri që ata drejtonin u rrëzua në Alabama.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat ishin anëtarët e bordit të Gardës Kombëtare të Tenesit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00 (me orën lokale), ndërsa ishte në një fluturim stërvitor pranë autostradës në Burwell të Hutnsville.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e dy pilotëve. Lutjet tona janë me familjet e tyre”, tha Gjenerali Warner Ross në një deklaratë.

Mësohet se helikopteri, UH-60 Blackhawk u përfshi plotësisht nga flakët, por fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb