CECENI– Të paktën 7 persona janë vrarë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në jug të Çeçenisë. Mësohet se helikopteri i rrëzuar është një Mi-8 që i përkiste Shërbimit të Gardës Kufitare.

Çeçenia ka qenë skenë e një rebelimi islamik kundër shtetit rus, megjithëse dhuna është sheshuar gjatë viteve të fundit.

Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, është një aleat i rëndësishëm i Putinit, i cili është vendosur nën sanksionet e SHBA për abuzimet e pretenduara të drejtave të njeriut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: