Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Një 70-vjeçar është rrëzuar në një humnerë rreth 200 metra, duke humbur jetën.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ka mbetur viktimë shtetasi Ali Beta, nga fshati Vasjar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë pas shumë orësh përpjekje nga policia dhe zjarrfikësit, për shkak të terrenit të vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb