LEZHË-Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Viktor Lucën.

Ky i fundit akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme dhunonte gruan e tij.

NJOFTIMI I POLICISË
Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes në prani të fëmijëve, arrestohet në flagrancë nga policia
Me datë 10.04.2018 , nga specialistët e Seksionit për parandalimim dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi :
– Vitor Luca, 49 vjeç, banues në Lezhë
Ky shtetas, dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, edhe në prani të fëmijëve.
Vepra penale në ngarkim të tij “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: