TIRANE

Studentët e fakulteteve kryesore në vend, konkretisht të Juridikut, Ekonomikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës vijojnë ngujimin në fakultetet përkatëse.

Studentët e Inxhinierisë thonë se policia private po i dhunon dhe provokon. Studentët thonë se ka policë civilë në ambientet e fakulteteve dhe nuk lejojnë studentët të hyjnë dhe të dalin.

Sakaq në fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikes, studentët shprehen se janë provokuar dhe dhunuar nga shefi i sigurisë private.

Në videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet shefi i sigurisë private i cili i rrëzon telefonin një studenteje dhe tenton t’i nxjerrë jashtë.

Studentët thonë se policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studentë.

Studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre si dhe shtyrjen e sezonit të provimeve. Ata shprehen se nuk tërhiqen edhe pse policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e fakulteteve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb