Numri i të vdekurve si rezultat i shembjes së pjesshme të ndërtesës 11-katëshe në rajonin Surfside të Miami-t në shtetin Florida të SHBA-së më 24 qershor është rritur në 46.

Zëvendësshefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Miami, Dade Raide Jadallah, u tha anëtarëve të familjes këtë mëngjes se trupat e dhjetë personave të tjerë u gjetën gjatë kërkimeve në rrënojat e ndërtesës.

Jadallah theksoi se numri i të vdekurve tani është rritur në 46, ndërsa rreth 100 persona ende konsiderohen të zhdukur.

Gjersa përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit kanë hyrë në ditën e 15-të, autoritetet kanë theksur se shpresat për të gjetur të mbijetuar në rrënoja janë shumë të ulëta dhe kanë paralajmëruar familjet që të jenë gati për lajmet e humbjeve tragjike.

Pjesa e mbetur e ndërtesës së mbetur u shemb në mënyrë të kontrolluar më 4 korrik në orën 22:30 sipas kohës lokale me arsyen se pjesa në fjalë nuk ishte e sigurt për shkak të stuhisë tropikale Elsa që iu afrua Florida-s.

– Gjysma e godinës luksoze me 270 apartamente u shemb papritmas

Në vendbanimin Surfside me një popullsi prej rreth 5.600 banorësh në veri të Miami Beach, më 24 qershor u shemb papritmas gjysma e godinës luksoze 11-katëshe “Champlain” me 270 apartamente.

Zyrtarët e Surfside në shkrimet me administratorët e ndërtesës në vitin 2018, kishin tërhequr vëmendjen se në ndërtesën e ndërtuar në vitin 1981 ka një dëm të madh strukturor dhe se ka nevojë për riparime në vlerë prej rreth 9 milionë dollarësh për kolonat e plasaritura dhe betonin i cili ka filluar të shkërmoqet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb