Situata në 4 spitalet covid në vend paraqitet serioze. Mësohet se këto ditë ka pasur një numër të lartë shtrimesh në këto spitale. Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ deklaroi se në spitalet COVID 1 dhe COVID 2 ka rreth 70 urgjenca ditore.

Ai bëri me dije se kapaciteti i shtretërve në 4 spitalet mund të shkojë nga 550 deri në 600. Ndërkohë, prej më shumë se 10 ditësh skaneri i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ është i prishur, dhe të gjitha rastet referohen drejt COVID1.

Aktualisht në të gjitha spitalet rajonale ka rreth 20 pacientë të shtruar me koronavirus, që marrin trajtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb