Turqia ka filluar menjëherë ndërtimin e një muri të ri betoni në një përpjekje për të ndaluar një fluks njerëzish nga Afganistani që të kalojnë në vend, përmes Iranit.

Struktura masive prej betoni- në krahinën lindore të Vanit- shtrihet 40 kilometra e gjatë.

Mur2

Ndërtimii i këtiij muri vjen pasi numri i emigrantëve afganë që përpiqen të hyjnë në vend nga Irani është rritur.

Shumë prej tyre janë refugjatë që ikin nga dhuna në Afganistan pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO kanë tërhequr trupat dhe luftëtarët talebanë kapën territorin.

Afganët kanë vite që po kalojnë nga Irani në Turqi, shumë prej tyre rrugës për në Evropë.

Por numri i paraburgimeve këtë muaj ka ngritur shqetësimet për një fluks të ri.

Mur4

Autoritetet turke kapën një varkë që mbante më shumë se 200 emigrantë afganë në detin Egje duke u nisur për në Evropë, tha roja bregdetare të mërkurën.

Javën e kaluar zyrtarët thanë se kishin ndaluar 1.500 emigrantë të parregullt, shumica prej tyre afganë, pranë kufirit me Iranin në 10 ditët e fundit.

Qeveria e Presidentit Tayyip Erdogan, e cila tashmë po pret 3.7 milionë refugjatë sirianë thotë se dëshiron të shmangë një valë tjetër refugjatësh.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: