Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga makinat inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarët, kamerat, aparate fotografikë, droni “edukues” dhe mjetet e palogura, në të gjitha akset rrugore të vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të qarkullimit, me mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion, janë konstatuar qindra shkelje, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 88 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 180 km/h.

Janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i evidentimit nga pajisjet inteligjente, u ndëshkuan:
٠653 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠214 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠161 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠108 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠118 drejtues automjetesh, nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosrespektim të korsisë së lëvizjes;
٠104 drejtues automjetesh, po nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosdhënie përparësi, këmbësorëve, si dhe
٠8 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: