Seanca e kësaj jave ka përcjellë batuta të shumta ndër deputetët dhe jo në pak raste edhe me tension. Këto janë pasqyruar në rubrikën gazmore që përgatit Riolind Luzi në fund të emisionit “Kjo Javë”. Replika mes deputetit Gjuzi dhe kryeparlamentarit Ruçi ku shumë shpesh dëgjuam të lakohej fjala “trim”.

Ofendime të shumta ka lëshuar drejt kryetarit të parlamentit deputeti Alimadhi duke e quajtur ndër të tjera “komunist”. Rudina Hajdari është shfaqur e tensionuar përpara gazetarëve dhe teksa mbërrinte në mbledhjen e Këshillit Politik, një pjesë të mirë të rrugës e përshkon në këmbë, fokusuar detajisht nga kamerat.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, tregohen sa më popullorë në bisedat me banorët dhe të pranishmit në zonat që inspektojnë. Batutat konkrete serviren në rubrikën tonë gazmore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb