Moderatorja Rudina Dembacaj është nga rastet e rralla kur një grua mban marrëdhënie shumë të mira me ish-burrin e saj.

Madje ish-burri dhe bashkëshorti aktual Mark Frroku kanë qënë të dy prezent në pagëzimin e vajzës së Rudinës.

Me postimin e fundit në ‘Instagram’ tregon se ka kaluar një nga ditët më të bukura pranë njerëzve më të dashur të saj.

“Sot ishte ditë shumë e veçantë për familjen tonë të madhe. Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertës, Amantias, Leos dhe Markut. Falenderoj zotin për këtë ditë”, ka shkruar Rudina krah fotove me Markun dhe fëmijët e tij.

Dembacaj ka ndarë për ndjeksit e saj në ‘Instastory’ edhe disa foto të vogëlushes së saj me Aleksin duke treguar se ai është gjithmonë pranë vajzës së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: