Në ekranin e televizionit “Klan” ka nisur telenovela më e re, “Sarasvaticandra”, e cila do të mbajë mbërthyer pranë ekranit të gjithë të apasionuarit e serialeve indiane. Por ajo çka bie në sy edhe për këtë sezon, e duket që do të vazhdojë për një kohë të papërcaktuar, është mungesa e programit “Takimi i Pasdites”, një program nga Rudina Magjistari.

I menduar fillimisht si rikthim në muajin janar, programi u shty në kohë për shkak të prioriteteve të moderatores dhe organizatorëve. Në një intervistë për “GSH” pak kohë më parë, Rudina deklaroi se së shpejti do të rikthehej në ekran, pa përcaktuar akoma datën. “Jam ende me leje, por po përgatitem për rikthimin, që do të ndodhë së shpejti”.

Por duket se tashmë është vendosur se Rudina ka mbetur pa emision. Kjo pasi fasha e orarit është e zënë dhe si rrjedhojë Rudina do të vijojë të shijojë mëmësinë pranë vogëlushes së saj. Prej disa muajsh moderatorja e mirënjohur është bërë nënë, çka e ka shkëputur nga ekrani. Nuk dihet ende nëse prezantuesja do të vijë sërish apo do të ndryshojë kanal, pasi deri më tani, vetë Rudina nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb