Forcat ruse kanë hedhur bomba në qendrën e rrethit të Beryslav në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, duke plagosur një grua të moshuar.

Nga zjarri i armikut janë dëmtuar objekte banimi dhe një objekt kritik i infrastrukturës. Një grua 60-vjeçare ka mbetur e plagosur. Ajo ka shkuar vetë në spital. Viktima është konstatuar me tronditje. Mjekët po i japin ndihmën mjekësore.

Rreth 83% e blloqeve të apartamenteve dhe 57% e ndërtesave private në qytetin e de-okupuar të Beryslav u dëmtuan ose u shkatërruan nga bombardimet ruse. Rreth 1500 banorë janë në qytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb