Të paktën një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një zjarri në një ndërtesë që i përkiste Shërbimit të Rojës Kufitare FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse) në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, sipas autoriteteve, raportuar nga mediat lokale.

Pamjet e siguruara nga Reuters treguan një shtëllungë të dendur tymi të zi që ngrihej pranë shtëpive dhe një qendre tregtare në një lagje banimi.

Shërbimet lokale të emergjencës njoftuan se ka pasur një shpërthim që ka shkaktuar zjarrin, i cili është përhapur në një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë.

Autoritetet lokale thanë se shërbimet e urgjencës u dërguan në zonë, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti. Yulia Mendel, një ish-zëdhënëse e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, postoi një video të zjarrit në Rostov, duke kërkuar ” që Moska të mos nxitojë për të fajësuar Ukrainën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: