Rusia mori një goditje të madhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, teksa UEFA dhe FIFA vendosën pezullimin e tyre nga aktivitetet ndërkombëtare sportive. Rusët dërguan çështjen në CAS të Lozanës, me shpresën e një përgjigje pozitive. Sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë  doli në një vendim zyrtar, duke  e konsideruar të drejtë veprimin e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Vendimi i marrë nga UEFA ishte i arsyeshëm, i përmasave të pranueshme dhe mundësisht i nevojshëm për të formalizuar evente ndërkombëtare të një futbolli të sigurt, të mbrojtur dhe të zhvilluar në rregull.

Maxhoranca e Panelit vlerëson se vendimi nuk ka shkelur Statutet e UEFA-s dhe as dispozitat e detyrueshme të ligjeve zvicerane dhe nuk ishte përdorim i padrejtë i fuqisë drejtuese të UEFA-s. Ai është mes kompetencave që ka UEFA për të marrë vendime që promovojnë objektivat e saj statutorë” – Shkruan CAS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: