Rusia dhe Kina kanë filluar stërvitjet e përbashkëta detare dhe ajrore të mbrojtjes në Detin e Japonisë. Ushtria ruse ka thënë sot se stërvitjet do të zgjasin deri më 28 gusht.

Në këto stërvitje përfshihen 22 anije ushtarake, mbi 20 avionë dhe më shumë se 500 pjesëtarë të ushtrisë nga të dyja vendet, shkruan “koha”.

Stërvitjet janë duke u mbajtur në Gjirin Peter, që gjendet në një vend strategjik në Lindjen e Largët, pranë qytetit-port të Vladivostokut në Rusi dhe në Detin Japonisë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: