Që në nisje të agresionit në Ukrainë, Moska njihet poër politikat e saj të territ informativ, në mënyrë që qytetarët e saj të mos jenë të informuar në lidhje me gjithçka që po ndodh me luftën, apo me disfatat që ushtria ruse ka pësuar herë pas here.

Me sa duket një taktikë të tillë Moska po tenton të ndjekë edhe në Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë me dije se një bllokadë e plotë informacioni po vendoset në disa qytete të kontrolluara nga Rusia në jug të Ukrainës dhe trupat ruse tani po u shesin kartat SIM banorëve.

“Nuk ka internet dhe asnjë mbulim nga valët telefonike në rajonin e Khersonit për gati 24 orë. Okupatorët po shesin karta SIM ruse në qytet. Ju duhet të jepni të dhënat e pasaportës tuaj për të blerë një kartë SIM. Ju bëj thirrje që të mos e bëni këtë dhe të mos i jepni të dhënat tuaja personale pushtuesve,” tha Hennadii Lahuta, kreu i administratës ushtarake rajonale të Khersonit.

Ai shtoi se banorëve në Kherkson po u thuhet se autoritetet ukrainase janë fajtore për mungesën e komunikimit, por ai e mohoi një fakt të tillë.

“Ukraina po bën gjithçka që është e mundur për të rikthyer komunikimin celular dhe internetin në rajonin Kherson”, tha ai.

Ndërkohë, Komanda Operative e Ushtrisë në Ukrainën jugore, bënë me dije se luftimet dhe granatimet vazhdojnë në të gjithë rajonin Kherson.

“Shumë vendbanime janë pa furnizim me energji elektrike, ujë dhe gaz. Rajoni ka nevojë për ilaçe dhe ndihmë humanitare,” thuhet ne njoftim.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi të martën se rajoni Kherson do të bëhet pjesë e Federatës Ruse në të ardhmen e afërt, sipas një zyrtarit lokal të emëruar nga Rusia, Kirill Stremousov.

RIA-Melitopol, një uebsajt ukrainas i lajmeve, raportoi gjithashtu se Stremousov tha se rubla ruse është vënë në qarkullim të plotë si monedhë në Kherson që nga e hëna, së bashku me monedhën ukrainase.

“Në lindje të Khersonit në qytetin Melitopol të kontrolluar nga Rusia, Moska ka bërë një tjetër bllokadë të plotë informacioni. Sot, interneti dhe komunikimi i operatorëve celularë ukrainas janë shkëputur plotësisht. Është e pamundur të kontaktosh të afërmit dhe miqtë, vetëm rruga është një operator i panjohur rus. Radhë për kartat (SIM) janë nderi në 100 apo 200 persona”, tha Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit në mërgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb