Për dallim nga shumë vende që festat e Vitit të Ri i presin me masa të rrepta për të luftuar pandeminë e COVID-19, Rusia do ta presë vitin 2022 në një ambient festiv pa ndalime për tubime dhe ahengje.

Festat e Vitit të Ri janë paralajmëruar në shumicën e objekteve të hotelerisë në Moskë dhe qytete të tjera ruse si dhe janë paralajmëruar festa publike dhe fishekzjarre.

Rrugët dhe sheshet e qytetit janë dekoruar ndërsa tregjet e Krishtlindjeve janë hapur në të gjithë Rusinë.

Pushimi në Rusi zgjat nga 31 dhjetori deri më 9 janar dhe qytetarët mund të vizitojnë të gjitha ambientet, përfshirë pistat e patinazhit dhe parqet argëtuese të ngritura në sheshe.

Në shumicën e pjesëve të Rusisë, janë në fuqi vetëm masat themelore parandaluese epidemiologjike në formën e mbajtjes së maskës mbrojtëse dhe distancës fizike.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Përhapjes së Koronavirusit tha se 21,073 raste të infektimit janë konfirmuar në Rusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10.479.344 që nga fillimi i pandemisë. Gjatë ditës së kaluar, në Rusi janë regjistruar 926 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, gjë që e rriti numrin total të vdekjeve në 307.948 që nga fillimi i pandemisë.

Që nga fillimi i dhjetorit, Rusia ka regjistruar rënie të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Në fillim të muajit, numri ditor i të sapo të infektuarve ishte mbi 33 mijë ndërsa numri i viktimave ishte mbi 1.200.

Procesi i imunizimit anti-COVID në Rusi filloi në mesin e janarit të këtij viti dhe deri më tani 77.87 milionë kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 73.1 milionë kanë marrë dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb