Rusia ka dënuar me forcë sulmet e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke i quajtur ato “të papërgjegjshme”.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme, thuhet se “vendimi i papërgjegjshëm për të sulmuar territorin e një shteti sovran me raketa dhe bomba, pavarësisht argumenteve që mund të paraqiten, shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”

Në komentet e raportuara nga Reuters, thuhet se kjo rriti “ndjeshëm” rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për shtimin e përpjekjeve për të krijuar kushte për kthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike”, thuhet në deklaratën e Moskës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb