Rusia lëshoi me sukses raketën e saj hipersonike Zircon (Tsirkon) nga një fregatë, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Lëshimi testues u krye në Detin Barents dhe goditi me sukses një objektiv detar në një distancë prej rreth 1.000 kilometrash, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin tha se raketat e reja, të afta për të arritur një shpejtësi prej rreth 9 Mach dhe për të goditur objektiva rreth 1 000 kilometra larg, do të vihen në detyrë luftarake në të ardhmen e afërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb