Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin raportohet se po furnizon ushtrinë e tij me tanke që janë prodhuar mbi gjysmë shekulli më parë, në atë që është cilësuar nga mediat britanike si një “përpjekje e dëshpëruar” për të sulmuar Ukrainën në fushëbetejë.

Pamjet e fundit filmike nga Rusia tregojnë se tanket T-54B dhe T-55A të epokës sovjetike, të cilët janë projektuar për t’u përdorur nga ushtria e ish-diktatorit sovjetik Josif Stalin, janë transportuar me një tren nga vendi ku ndodheshin për t’u nisur drejt Ukrainës.

Putin tashmë ka boshatisur muzetë dhe depot e magazinimit të këtyre tankeve, prodhimi i të cilëve ndaloi mbi një dekadë më parë.

Ky nuk është rasti i parë kur ushtria ruse është pikasur duke përdorur armatime tepër të vjetra në konfliktin me Ukrainën, pasi shpesh herë ka pasur raportime për përdorim të armëve automatike dhe pajisjeve ushtarake që datojnë shumë vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: