Të paktën një person u vra dhe shtatë u plagosën kur forcat ruse bombarduan Sloviansk në rajonin e Donetsk. Kështu deklaroi sot administrata ushtarake e qytetit.

“Tregu qendror mori flakë. qendra, si dhe lagjet Varshava, Pivnichny, Slovkurort u sulmuan gjithashtu. Shkalla e dëmit është duke u verifikuar”, thanë zyrtarë nga administrata.

Pasi forcat ruse dhe separatiste pushtuan Lysychansk – duke marrë në mënyrë efektive pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, ata po i drejtohen qyteteve të Donetskut ende nën kontrollin e Ukrainës, përkatësisht Sloviansk dhe Kramatorsk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: