Përkeqësohen kushtet e Rushtu Reçber, ish-portieri i Fenerbahçes, Barcelonës dhe përfaqësues së Turqisë, i cili është i infektuar nga Covid-19. Sipas mediave turke, gjendja e portierit është përkeqësuar në orët e fundit dhe është kritike. Ish-futbollisti 46-vjeçar vijon të luftojë me sëmundjen, duke qëndruar në terapi, teksa bashkëshortja e tij, Isil, lutet për të.

Rushtu Isil
Rushtu Isil

“Kërkesa ime e vetvme është që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të jenë të respektueshëm. Testi im ishte negativ, ashtu edhe ai i fëmijëve. Im shoq është në spital dhe nuk na lejohet që ta shohim. Kjo është pjesa më e vështirë, të mos jem pranë tij. Zoti është i madh dhe Rushtu është duart e mjekëve turq. Duhet të presim ende disa ditë. Ju lutem, mos u ndalni së luturi për të,” është kërkesa e saj e bërë publike në profilin e saj në Instagram.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb