TIRANE

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me debate dhe diskutime mes banorëve të “Big Brother VIP”. Tema kryesore e gjithë bisedave ishte konkurrenca në lojë mes Donaldit dhe Ilirit.

“Më shumë se të gjithë të tjerët je ti ai që i ke shtuar pikë Ilirit. Ti sqarohesh me Ilirin sot dhe nesër je në të njëjtin diskutim me Ilirin, ke 3 muaj që nuk i ke vendosur pikën”, tha Einxhel.

Nga ana tjetër edhe Dagz pranoi se debatet mes dyshes nuk e kanë favorizuar Donaldin, përkundrazi ai është shpallur i preferuar kur ka vendosur të tërhiqet nga përballjet me Ilirin.

“Duhet të kuptosh që sa herë që ju nuk jeni përballuar, pikërisht atëherë ke dalë i preferuari i publikut”, tha ai.

Këto deklarata Donaldi nuk i pranoi duke pasuar në një sërë replikash mes banorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb