Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr thjerrëza
100 gr bullgur
10 domate qershi
4 qepë të njoma
100 gr djathë të bardhë
Kërpudha
Majdanoz
Kopër
2 lugë uthull molle
4 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Kumin

Përgatitja
Thjerrëzat i shpëlajmë mirë dhe i ziejmë. Gatuajmë bullgurin njësoj si pilafi në raportin 1:2
I kalojmë në një tas të madh dhe shtojmë qepët, pomodorinit, kripën, piperin, kuminin, majdanozin dhe koprën. Rrahim vajin e ullirit me uthullën dhe ia shtojmë masës. Në fund i thërrmojmë djathin, e trazojmë dhe e lëmë për 1 orë në frigorifer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb