Nga: ZONJA VJOLLCA*
Sallatë me thjerrëza dhe mocarela

200 gr thjerrëza
1 qepë të kuqe
1 karrotë
250 gr mocarela
5 lugë gjelle lëng perimesh
2 lugë gjelle uthull e bardhë vere
1 lugë çaji mustardë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Bishat qepësh të njoma
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim thjerrëzat të ziejnë në ujë me kripë për 20 minuta. Më pas i kullojmë dhe i lemë të ftohen. Qepën dhe karrotat i presim në kubikë sa më të vegjël që të jetë e mundur. Bishtat e qepëve i presim në unaza të hollë. Mocarelen e presim në feta rrumbullake me trashësi 1 cm. Përgatisim marinadën në një tas duke vendosur lëng perimesh, mustardë, kripë, piper dhe vaj ulliri. Në tasin e marinadës shtojmë thjerrëzat, qepën, karrotat dhe bishtat e qepëve. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe në fund shtojmë uthullën e bardhë.
Servirim në një pjatë fetat e mocarelës duke vendosur mbi çdo fetë nga një lugë thjerrëza.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb