Samantha Fox, 53 vjeç, është fejuar zyrtarisht me partneren e saj Linda Olsen, 45 vjeç. Dasma mes dy femrave ishte programuar për në verë, por emergjenca e koronavirusit ka shtyrë planet e tyre. Këngëtarja dhe ish modelja, humbi partneren e saj Myra Stratton, katër vjet me parë, për shkak të kancerit. Ajo është me partneren aktuale, që është nënë e dy fëmijëve, prej gati tre vjetësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një mik i çiftit ka deklaruar për të përditshëm The Sun:’Sam dhe Linda janë kaq të lumtura dhe duan ta kalojnë jetën së bashku. Janë kaq të dashuruara dhe duan ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre’. Samantha kishte njoftuar në 2018 se kishte gjetur më në fund dashurinë me nënën single të dy fëmijëve. Për Lindën, ish modele, ajo kishte folur edhe në 2017, kur kishte dalë nga shtëpia e “Celebrity Big Brother”.

Me këtë rast ajo i kishte thenë ish yllit të Geordie Shore Marnie Simpson: “Tani jam dashuruar me një tjetër grua. Kam takuar dikë disa muaj më parë dhe jam shumë e lumtur…”. Brenda shtëpisë Fox kishte diskutuar edhe për sensualitetin e saj duke treguar se si nuk kishte pasur asnjë interes për gra të tjera deri pas takimit me Myra, ish partnerja, me të cilën kishte një marrëdhënie të gjatë 12 vjeçare: “Besoj vetëm që dashuria është shumë më e madhe se çdo gjë tjetër dhe ti nuk bën dot gjë tjetër vetëm të dashurohesh’. Samantha Fox tregon se si tumori i mori të dashurën e saj Myra, dhe pas katër vitesh nga humbja e saj për Fox ka ardhur momenti të flasë sërish për një dashuri të madhe dhe të vërtetë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb