Eksperti për integrimin evropian, Arben Malaj në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24 foli për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Sipas tij në këtë samit nuk u trajtua ana politike, por ajo ekonomike, ku argumentoi se më shumë mbështetje duhen të kenë sektorët e bujqësisë, arsimit dhe energjisë.

Në lidhje me mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në vendin tonë, ai tha se është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë.

“Organizimi i një formati të tillë në Shqipëri është një mundësi e jashtëzakonshme  për vendin tonë. Për fat të mirë Shqipëria ka mundësi të jetë një faktor paqeje dhe stabiliteti në Rajon. Fakti që kemi këtë avantazhe, do të jetë një lehtësi dhe një pikë mbështetëse.

Kolona kryesore e këtij samiti është politika. Pjesa politike në këtë samit nuk u trajtua. Mund të quhet ‘samiti ekonomik i Procesit të Berlinit’. Te pjesa ekomomike ka një lidhje të fortë mes zhvillimit ekonomik social dhe integrimit. Një nga kolonat kryesore është infrastruktura.

Bujqësia duhet të mbështetet më të njëjtat kushte si të ishte vend anëtar. E dyta është arsimi, në nuk i detyrojmë dot të rinjtë të largohen. E treta është sektori i energjisë. Kemi parë që vendet që u prekën më shumë nga kriza e vitit 2008 ishin vende që kishin shfrytëzuar më shumë fondet e BE-së.

Në lidhje me përfitimet e Shqipërisë nga ky samit mbeten për t’u parë. Shifrat janë të mëdha, por përthithja e tyre është me e rëndësishme se gjetja e tyre. Unë besoj se do jetë e nevojshme të shihet se si do strukturohen fondet.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb