G7 kërkon që Rusia “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës”.

Në deklaratën e liderëve botërorë thuhet se “një paqe e drejtë nuk mund të realizohet pa tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse dhe kjo duhet të përfshihet në çdo thirrje për paqe”.

Sakaq në deklaratë thuhet se “mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet” dhe vendet “qëndrojnë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës“.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb