Takimi i qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptarë u komentuar në emisionin Frontline në News24 ku i ftuar ishte Edmond Panariti.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, ish-ministri i Jashtëm, sa i përket qëndrimit të kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se në Samitin e ardhshëm të BE-së, pret vetëm një tjetër ‘jo’, Panariti tha se për këtë çështje nuk ka përse diskuton me Serbinë dhe se kryeministri duhet të jetë pjesë dhe të tregojë forcën e argumentit deri në fund.

“Nuk dua të hyj në diskutime patriot apo tradhtar, por më trishtoi fakti që parlamenti shqiptar nuk kaloi rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, është një turp. Duhet ta kalonte pas një lloj rezerve. Kjo është një rezolutë që duhet të ishte miratuar në unanimitet dhe nuk duhet të ishte marrë se kush është grupi propozues. Një trishtim i madh , mosmiratimi i kësaj rezolute pavarësisht nga justifikimet shpresoj të korrigjohet se më parë sepse kjo peshë do të ishte një turp. Veprim i pamençur dhe i pajustifikuar, duhet kapërcyer.  Kosova nga ana e saj nuk vendos tra, dhe nga pikëpamja e cilësisë rruga është më e lartë. Përse duhet ta diskriminosh. Pra t’i shkon kundra asaj që deklaron. bëj siç bën vëllai jot, nuk të ngarkon ty, Por sikur të vendoste edhe ai tarifa. mendoj që kjo nuk duhet të kishte ndodhur, ai investim është paguar nga taksapagues shqiptar. Pra duhej evituar dhe aq më tepër që shoferët shqiptarë paguajnë jo pak taksa qarkullimi. Duhet riparë, sa më parë të hiqet apo jo”, tha ai.

Kë shihni më shumë si vëlla të zotit Rama?

Panariti: Biologjikisht vëllezërit janë vëllezër gjaku. Vëllezër dikur kemi quajtur edhe kinezët. Por vëllezër kemi Kosovën edhe shqiptarë e Maqedonisë, ata që kanë gjak shqiptari janë vëllezërit tanë.

23 qershori?

Panariti: S’ka moment më të përshtatshëm që të hapen negociata që praktikisht po prevalojnë edhe arsyet gjeostrategjike. Macron tha që Ukraina s’ka qenë në atë fazë për hapjen e negociatave por rrethanat e kanë krijuar këtë. Unë do ta konsideroja si dhimbje të madhe që ne të mos arrijmë t’i hapim negociata. Besoj tek ajo që tha kancelari Scholz që Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet ti hapen negociatat tani. Nuk ke pse diskuton me Serbinë të shkoj po jo, i ka hapur bisedimet…Ti nuk je as në pozicionin e Maqedonisë së Veriu, pra duhet të shkonte atje. Duhet të heqim dorë nga bojkotet, këto janë inate ballkanike, duhet të shkosh të jesh pjesë i atij Samitit…Dasmë dhe nuse nuk janë pjesë e fjalorit tim. Diplomacia nuk funksionon me dasmë dhe nuse…Duhet të jesh pjesë atje të argumentosh me forcën e argumentit që e ke deri në fund, bëj tënden themi ne shqiptarët dhe mos e vrit mendjen ,kaq ke në dorë. Ne duhet të ishim pjesë e këtij Samiti, ndërsa kryeministri ka gjykuar të mos jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: