Ditën e sotme mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka bërë një komunikim të shkurtër për gazetarët , pasi është pyetur për çështjen e Zvërnecit.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se lidhur me këtë çështje nuk ka asgjë për të diskutuar sepse nuk ka asnjë projekt.  Gjithashtu ai shtoi se arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë.

“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi.

S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: